Screenshot
Prishtinë, 24 gusht 2026 14:45
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka deklaruar se qëndron pranë familjeve të personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 dhe mbështet përpjekjet për të gjetur përgjigje për ta, pas shumë vitesh pasigurie.
Në një reagim, ambasada ka mirëpritur punën e autoriteteve të Kosovës për nxjerrjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut, si dhe kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe testeve të ADN-së për identifikimin e tyre.
“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë familjeve të atyre që ende janë të zhdukur nga konflikti i viteve 1998-1999 dhe mbështet përpjekjet për të gjetur përgjigje për ta pas shumë vitesh pasigurie. Ne mirëpresim punën e autoriteteve të Kosovës për nxjerrjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut dhe kryerjen e ekzaminimeve forenzike dhe testeve të ADN-së për identifikimin e mbetjeve”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.
Ka mbi një muaj që në tri lokacione në zonën e Zubin Potokut kanë nisur gërmime pas dyshimeve për varreza masive.
Deri më tani janë gjetur mbetjet eshtrore të 23 personave, teksa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference të sotme të përbashkët me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, tha se numri përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”.

Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Lokalizohet zjarri në Trepçë, 63 minatorë nisin të dalin nga miniera
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”