Prishtinë, 24 gusht 2026 12:16
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kanë pritur të hënën gazetarët ukrainas, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.
Me këtë rast, në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve, Haxhiu u ka thënë atyre se disa prej jush, gjatë këtyre viteve shumë të vështira, e kanë pasur Kosovën si shtëpi të përkohshme.
“Prej këtu keni vazhduar të shkruani, të raportoni, të flisni por po ashtu edhe të punoni për vendin tuaj. Na vjen mirë që sot jeni këtu me ne dhe prania juaj ia jep kësaj dite një domethënie të veçantë”, është shprehur U.D. Presidentja.
Ajo tha se historia jonë nuk është historia e Ukrainës, por na ka mësuar ta njohim çmimin njerëzor të luftës.
Haxhiu tha se ne kemi qëndruar përkrah Ukrainës që nga ditët e para të pushtimit rus, dhe se njëjtë do të vazhdojmë edhe më tej.
“E kemi bërë këtë sepse besojmë fort në të drejtën e Ukrainës që ta zgjedhë vetë të ardhmen e saj, ta mbrojë tokën e vet dhe po ashtu që populli ukrainas të jetojë i lirë. Këtë mbështetje jemi përpjekur ta bëjmë edhe konkrete”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo bëri të ditur se Kosova do të vazhdoj të qendroj përkrah Ukrainës.
“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës. Dhe shpresoj sinqerisht që lidhjet e krijuara mes njerëzve gjatë këtyre viteve të vështira, me kohë, të shndërrohen në një afërsi edhe më të madhe mes dy vendeve tona. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Ukrainës dhe të gjithë ukrainasve!”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Kosova kalon në pagesa të shpejta, paratë do të transferohen 24/7
Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Kurti: Strukturat paralele në veri janë shkatërruar, 29 rrugë ilegale janë mbyllur
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi