Prishtinë, 23 gusht 2026 20:05
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për vrasjen në Dukagjin të dy personave, dyshohet nga arma e zjarrit ku i plagosur ka mbetur edhe një tjetër.
Sipas njoftimit të vrarit janë babë e bir
“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet nga Policia.

Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Aksident në komunikacion, vdes një person
47 fishekë dhe para të gatshme i gjenden të dyshuarit për vrasjen në Suharekë gjatë bastisjes së shtëpisë
Vritet një person në Suharekë, i dyshuari në arrati
Pas vdekjes së ish-policit nga Peja, djali i tij në gjendje kritike
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje