Mitrovicë, 23 gusht 2026 10:48
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj një të miture në Mitrovicë të Jugut.
Hetuesit e Stacionit Policor Jugu kanë identifikuar të dyshuarën pas sigurimit të provave materiale lidhur me rastin. Në mesin e provave është edhe një videosekuencë e publikuar në rrjetet sociale, ku, sipas Policisë, shihet e dyshuara duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën e mitur.
Pas incidentit, e mitura ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe, sipas Policisë, hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë.

Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme