Prishtinë, 23 gusht 2026 15:59
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ditë më parë ishte goditur nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sveçla ka thënë se vdekja e Kryeziut është një humbje e madhe për familjen e tij, Policinë e Kosovës, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Zyrtarit Policor Altin Kryeziu”, ka deklaruar Sveçla.
Ai e ka cilësuar Kryeziun si një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj detyrës dhe sigurisë së qytetarëve.
Në reagimin e tij, ministri ka shprehur mirënjohje për personelin mjekësor që, sipas tij, bëri gjithçka të mundur për trajtimin e zyrtarit policor deri në momentet e fundit të jetës.
Sveçla gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në komunikacion, duke theksuar se pakujdesia në trafik mund të ketë pasoja fatale.
“Pakujdesia në trafik mund të kushtojë jetë dhe fatkeqësisht, sot po përjetojmë humbjen e një jete të re dhe të një zyrtari që ishte në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.
Në fund, ministri u ka shprehur ngushëllimet familjes Kryeziu, kolegëve të Altinit në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën atë.

Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe