Prishtinë, 21 gusht 2026 11:10
Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte në komunat e Skenderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Ferizajt, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas IQP-së, kontrollet janë realizuar në kuadër të inspektimeve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe standardeve të sigurisë në vendin e punës.
Gjatë inspektimeve, zyrtarët kanë evidentuar parregullsi që, sipas tyre, paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Për këtë arsye, inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjen e punimeve në të gjitha vendpunishtet ku janë konstatuar shkeljet, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
IQP ka bërë të ditur se punimet nuk do të mund të rifillojnë pa u përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë. Rifillimi do të lejohet vetëm pasi inspektorët të verifikojnë në terren se parregullsitë janë eliminuar.
Inspektorati Qendror i Punës ka paralajmëruar se do të vazhdojë me kontrolle intensive në të gjithë territorin e Kosovës, duke theksuar se nuk do të tolerohen shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Analistët: Ka ardhur koha të hapet për automjete
Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit
NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
KEK-u do ta formojë një task-forcë për sigurinë industriale dhe shëndetin në punë
Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna
SHBA pajis Kosovën me mjete të blinduara për misionin e paqes në Gaza