Prishtinë, 20 gusht 2026 9:26
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe dhe ftesa të dyshimta që po qarkullojnë përmes aplikacioneve të komunikimit, të cilat ofrojnë mundësi të pretenduara për përfitime nga investimet.
Sipas BQK-së, qytetarët mund të pranojnë mesazhe nga numra ndërkombëtarë, përmes të cilëve ftohen të bashkohen në grupe investimi duke klikuar në lidhje të jashtme.
“Përdoruesve ju dërgohet mesazh nga një numër ndërkombëtar, i cili i fton ata të bashkohen në një grup të investimeve përmes një lidhjeje të jashtme, duke pretenduar se mund të përfitojnë mundësi të mira në tregun e tyre. Ndonjëherë mesazhi mund të jetë shoqëruar edhe me paralajmërim nga vetë aplikacioni se përmbajtja mund të jetë keqdashëse.”, thuhet në njoftim.
BQK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos klikojnë në lidhje të panjohura, të mos ndajnë të dhëna personale apo financiare dhe të mos kryejnë pagesa bazuar në këto ftesa.
Gjithashtu, qytetarët këshillohen të mos hapin lidhje të dyshimta dhe të mos reagojnë ndaj mesazheve që kërkojnë veprim të menjëhershëm.
Sipas tyre, pagesat dhe të dhënat bankare nuk duhet të vendosen përmes lidhjeve të dërguara në SMS.
BQK rekomandon përdorimin vetëm të faqeve zyrtare dhe aplikacioneve të verifikuara të bankave, si dhe aktivizimin e njoftimeve për çdo transaksion.

Institut za ratne zločine na Kosovu skracenica na srpskom IRZK
Vrasja e Jusuf Gërvallës, Buxhovi: Mbeti çështje e padefinuar nga drejtësia gjermane
Vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit, APK adreson 26 rekomandime
Basha dhe homologu maqedonas diskutojnë për rrugën Prizren-Tetovë
Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive të viktimave
Arrestohet një kosovar në Kroaci me fletarrest të Serbisë
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven