Prishtinë, 19 gusht 2026 18:16
Një 49 vjeçar nga Kosova raportohet të jetë arrestuar në Krasovici, pikën kufitare Kroaci-Mali i Zi. B.B, nga Nerodimja e Poshtme e Ferizajt ishte i kërkuar nga Interpoli, bazuar në një fletarrest nga Serbia.
Sipas raportimeve të mediave kroate, i njëjti akuzohet për krime të luftës.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Gazmend Syla, deklaroi për Klankosova.tv se bazur në informacionet fillestare, ai nuk gjendet në listat e veteranëve.
“Për personin për të cilin ju po interesoheni, bazuar në verifikimet që kam bërë deri më tani nuk figuron në listat e zonës së Nerodimës. Po ashtu kam hulumtuar edhe në zonën e Kosharës, as aty nuk ka ndonjë person me këtë emër. Pra, 99% ky nuk është veteran, nuk ka përfituar çertifikatë të veteranit”, deklaroi Syla.
“Kam kontaktuar edhe me kryetarin e organizatës në Ferizaj, as ai nuk ka gjetur diçka. Por, ne do të vazhdojmë verifikimet lidhur me rastin”, deklaroi Syla.

KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë