Prishtinë, 18 gusht 2026 14:59
Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar për rrënimin e pesë objekteve te Liqeni i Radoniqit. Sipas ministres Pacolli, këto objekte ishin të ndërtuara pa leje në pronë publike dhe janë rrënuar nga Inspektorati Mjedisor.
“5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri. Do të vazhdojmë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës”, thuhet në postimin e Pacollit e cila ka bashkangjitur edhe një video në të cilën shihet shembja e njërës prej tyre me eskavator.
Ndërkohë para mediave, Pacolli ka paralajmëruar që ky aksion do të vazhdojë edhe te Liqeni i Batllavës e Badocit, e kudo ku ka prona ujore të uzurpuara jashtëligjshëm.
“Ne do të shohim kudo edhe në liqenet e tjera, pra edhe te Liqeni i Batllavës dhe Badocit dhe në pjesë të tjera të Kosovës, kudo që ka prona ujore dhe janë të uzurpuara jashtëligjshëm do të vendosim rregulla dhe do të sigurohemi që uji i pijes është primare për neve. Nuk ka ndërtime në zonat ku sigurohet uji i pijes”, ka thënë Pacolli tutje.

KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë