Prishtinë, 19 gusht 2026 12:17
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se inpsektorët e ministrisë në fjalë kanë nisur aksionin për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronë publike.
“Rend dhe ligjshmëri në çdo pjesë të Kosovës”, ka shkruar Pacolli, duke paralajmëruar praninë e saj në terren.
Aksioni në Radoniq vjen pas ndërhyrjeve të Inspektoratit Mjedisor në zonën e Liqenit të Ujmanit, ku janë rrënuar një numër i konsiderueshëm i objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në pronë publike.
Më 30 korrik, Pacolli kishte njoftuar se deri atëherë ishin rrënuar 17 ndërtesa dhe vila në zonën e Ujmanit, duke paralajmëruar se aksionet për lirimin dhe mbrojtjen e pronës publike do të shtriheshin edhe në zona të tjera të Kosovës.
Liqeni i Radoniqit, i cili ndodhet në territorin e Komunës së Gjakovës, është një nga burimet e rëndësishme ujore të Kosovës dhe ka rëndësi të veçantë për furnizimin me ujë dhe menaxhimin e resurseve ujore.
Detajet për numrin e objekteve që do të rrënohen dhe rezultatet e aksionit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të inspektimit në terren.

KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë