Prishtinë, 19 gusht 2026 8:18
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi, i cili dyshohet për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari me inicialet I.Ç., pronar dhe person përgjegjës i Qendrës për Verifikim të Aftësive
Sipas Prokurorisë, i dyshuari me inicialet I.Ç., pronar dhe person përgjegjës i Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma të aftësimit profesional për profesione të ndryshme, pa i zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike.
Megjithatë, në diplomat e lëshuara pretendohet se kandidatët i kanë përfunduar me sukses trajnimet përkatëse.
Hetimet kanë zbuluar dyshime se, nga viti 2019 e deri më tani, janë lëshuar rreth 1,679 diploma, ndërsa për një diplomë dyshohet se kandidatët kanë paguar rreth 300 euro.
Sipas Prokurorisë, përfitimi i dyshuar nga kjo veprimtari arrin në rreth 500 mijë euro.
Dyshohet gjithashtu se këto diploma janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.
Pas hetimeve, Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar urdhër për kontroll, i cili është realizuar në bashkëpunim me inspektorët tatimorë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar 333 diploma profesionale, të vulosura dhe të pavulosura, me emrat e kandidatëve, si dhe dy kompjuterë ku ishte instaluar programi për regjistrimin e diplomave.
Po ashtu, janë sekuestruar dy USB me të dhëna, tri vula të biznesit, një telefon mobil i të dyshuarit, 11 fleta me shënime për borxhet dhe pagesat, 630 euro para të gatshme dhe nëntë kartëvizita të biznesit.
Prokuroria thotë se, bazuar në dëshmitë e siguruara, subjekti dyshohet se nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka qenë i autorizuar për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria do të vlerësojë nëse do të kërkojë caktimin e masës për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale.
Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë ftuar qytetarët që dyshojnë se janë mashtruar apo dëmtuar lidhur me pajisjen me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga ky subjekt, që ta raportojnë rastin në Prokurori ose në stacionin më të afërt policor.

Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë