Prishtinë, 18 gusht 2026 8:25
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Kliqinë, në magjistralen Pejë–Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 05:00.
“Rreth orës 05:00 të mëngjesit Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Kliqinë, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira tri vetura. Katër persona kanë marrë lëndime, ku të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Por, njërit nga të lënduarit mjeku kujdestar në Emergjencë ia ka konfirmuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore”, ka thënë Gashi.
Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa po vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”