Prishtinë, 17 gusht 2026 11:43
Një aksident i rëndë në vendin e punës, i ndodhur mbrëmë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka përfunduar me vdekjen e një punonjësi.
KEK-u ka njoftuar sot se punonjësi Haxhi (Selatin) Gojnovci ka ndërruar jetë pas aksidentit të ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të punës në zonën e ekskavatorit.
Sipas njoftimit të KEK-ut, Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës, ishte punonjës i Korporatës që nga 15 nëntori i vitit 1985. Ai ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.
Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Gojnovci ka punuar në KEK për më shumë se katër dekada dhe, sipas Korporatës, do të kujtohet për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe raportet e mira kolegiale.
KEK-u u ka shprehur ngushëllime familjes Gojnovci, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin
Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së