Podujevë, 17 gusht 2026 07:11
Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar me dy viktima në fshatin Surkish të Podujevës.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku sipas pamjeve të siguruara nga mediat, janë përfshirë dy vetura.
Burime kanë bërë të ditur se dy personat që humbën jetën në këtë aksident dyshohet se janë vëllezër. Megjithatë, identiteti i viktimave dhe lidhja familjare mes tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Policia e Kosovës është kontaktuar për të marrë informacione shtesë lidhur me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa detajet pritet të bëhen të ditura pas hetimeve në vendin e ngjarjes.
Njësitet përkatëse policore po merren me dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te kjo tragjedi.

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin
Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së