Prishtinë, 15 gusht 2026 17:25
Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e Vezir Hazirajt, i cili kërkohej për veprën penale tentim vrasje të ndodhur në një fshat të Istogut.
Nga policia, në njoftim shtohet se, i dyshuari, duke e parë se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident.
‘’ Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës’’, thuhet në njoftimin e PK’së, përcjell Gazeta Express.
Komunikata:
Arrestohet Vezir Haziraj, i dyshuari për veprën penale ‘Vrasje nё Tentativë’
Pejë, 15 gusht 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, më datën 07.08.2026, rreth orës 20:50, është informuar se në fshatin Orroberdё-Istog, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.
Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjёherё ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekёsor.
I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur. Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarët.
Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës.
I dyshuari Vezir Haziarj, duke e pa se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident.

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara
Një muaj paraburgim për nëntë të akuzuarit për krime lufte
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykimi ndaj ish-gardianit Toniq, dëshmitari thotë se gardianët i provokonin duke iu thënë lufta ka përfunduar dhe Millosheviqi fitoi