Prizren, 7 gusht 2026 10:24
Prizreni ka bërë një hap të rëndësishëm në fushën e përkujdesjes sociale, duke inauguruar për herë të parë një Shtëpi për të Moshuar dhe Personat pa Përkujdesje Familjare.
Institucioni i ri, i ndërtuar në lagjen Dardania, synon të ofrojë kujdes dhe mbështetje për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, ky investim paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të shërbimeve sociale në qytet.
Shtëpia do të ofrojë strehim, kujdes dhe mbështetje për të moshuarit dhe personat pa përkujdesje familjare, duke synuar t’u sigurojë atyre kushte dinjitoze të jetesës dhe përkujdesje të vazhdueshme.
Hapja e këtij institucioni është një moment i rëndësishëm për Prizrenin, pasi për herë të parë qyteti bëhet me një qendër të dedikuar për përkujdesjen institucionale të kësaj kategorie të qytetarëve.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe