Prishtinë, 14 gusht 2026 13:35
Një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e personit me inicialet A.G., i cili ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përcjell Veritasinfo.
Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, hetimet ndaj tij janë zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme për disa muaj.
Gjatë hetimeve, autoritetet kanë siguruar të dhëna dhe prova mbi bazën e të cilave Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshim i arsyeshëm për përfshirjen e gjyqtarit në veprën penale për të cilën është arrestuar.
Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, duke theksuar se një gjë e tillë bëhet për të ruajtur integritetin e procesit hetimor dhe për të respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.
Autoritetet kanë deklaruar se mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke theksuar se veprimet e tyre do të vazhdojnë në përputhje me ligjin dhe standardet e drejtësisë penale.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim