Prishtinë, 14 gusht 2026 14:07
Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për t’u ofruar ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat po përballen me zjarre në zona të ndryshme të territoreve të tyre.
Maqedonci ka bërë të ditur se u ka përcjellë homologëve të tij në Shqipëri dhe Mal të Zi gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të vënë në dispozicion kapacitetet që Kosova ka në dispozicion për përballimin e situatës.
“Republika e Kosovës mbetet e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse të Shqipërisë dhe Malit të Zi, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme”, thuhet në deklaratën e Maqedoncit.
Ai ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve në situata të tilla, duke bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera janë të gatshme të ofrojnë mbështetje aty ku kapacitetet e Kosovës mund të jenë të dobishme.
“Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme”, thuhet në deklaratë.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim