Prishtinë, 14 gusht 2026 11:26
Një muaj paraburgim ka kërkuar Prokuroria Speciale për Fehim Salin, i dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.
KOHA ka parë kërkesën e Prokurorisë në të cilën thuhet se Sali në cilësinë e personit të rekrutuar nga BIA “ka vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën ‘Zheljko’, në atë mënyrë që i njëjti ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të AKI-së përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim”.
Tutje thuhet se Sali ka mbajtur kontakte me persona me ndikim politik dhe shoqëror në Serbi dhe në Kosovë nga komunitetet joshumicë, “të cilëve këtyre të fundit edhe u ka ofruar udhëzime dhe orientuar për mënyrën e veprimit politik”.
Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata t’ia caktojë masën e paraburgimit prej një muaji Fehim Salit, i dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.
Seanca dëgjimore ndaj të pandehurit Sali, ka nisur nga ora 09:00. Sali i cili u arrestua mëngjesin e së enjtes, në pikën kufitare në Merdar teksa po kalonte në Serbi pas orës 7 të mëngjesit. Ai dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarë të kësaj agjencie.
Pas arrestimit, Policia dhe Prokuroria Speciale ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në Dragash, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale. Sali punonte si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në fshatin Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar për dy mandate në Këshillin Konsultativ për Komunitete brenda Presidencës së Kosovës.
Nga pozita në Këshillin Konsultativ për Komunitete ishte shkarkuar në vitin 2024.
E në mars të vitit 2021, KOHA pati raportuar se Fehim Sali ishte suspenduar nga puna e tij si mësues në shkollën fillore “9 Maji”, pasi kishte shpallur kandidaturën në listën e subjektit goran “Zajeno”.
Siç kishte deklaruar Sali, ai kishte marrë kërcënime dhe ishte përballur me presion nga subjekti tjetër goran, JGP, që, sipas tij, gëzonte mbështetje të strukturave paralele në Dragash, si dhe të Listës Serbe.
Për ato kërcënime e kishte përmendur edhe emrin e ish-deputetes së Listës Serbe, Jasmina Dediq.
<span;>Sali ishte kthyer më pas në punë, ndërkaq KOHA pati marrë vesh që hetimi ishte mbyllur për shkak se ai nuk kishte qenë i gatshëm të dëshmonte pas rikthimit në punë.
Dyshimet e Prokurorisë: Fehim Sali identifikoi zyrtarët e AKI-së, fotografitë i shkuan BIA-s
Fehim Sali, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe, përveç informacioneve që dyshohet se mblodhi mbi situatën politike në Kosovë, ai identifikoi edhe zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës për t’ia dhënë zyrtarit të BIA-s.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sali i fotografonte zyrtarët e AKI-së. Ai ofronte informacione edhe për persona të sektit vehabi dhe të tjerë dhe i propozonte te një zyrtar i BIA-s si objektiva për rekrutim.
<span;>Prokuroria Speciale të premten parashtroi kërkesën për paraburgim të Salit.
Dosja e Prokurorisë e parë nga KOHA thotë se Sali në cilësinë e personit të rekrutuar nga BIA “ka vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën ‘Zheljko’, në atë mënyrë që i njëjti ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të AKI-së përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim”.

Rrjetet e dyshuara të spiunazhit po përballen me goditje në Kosovë
I arrestuari për spinuazh F.S. dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe
Associated Press shkruan për gërmimet në varrezat masive në Kalludër të Vogël
NATO sheh përmirësim të sigurisë në Kosovë, ndryshon pozicionimin e KFOR-it
Arrestohet një shtetas i Kosovës nën dyshimin për spiunazh
Për kontributin në Kosovë, Maqedonci nderon me medalje senatoren Joni Ernst
Masakra e Tivarit`, filmi që rikthen në kujtesë tragjeditë e historisë sonë
Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte
Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues
Filmi kosovar “Dua” përballet me propagandën serbe para premierës rajonale