Prishtinë, 12 gusht 2026 15:52
SHBA-ja dhe Irani kanë “rënë dakord” të zgjasin armëpushimin 60-ditor sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit, pasi marrëveshja pritet të skadojë më 17 gusht, thanë sot burime qeveritare pakistaneze.
“Të dyja palët u kanë përcjellë pëlqimin e tyre tek ndërmjetësit për të zgjatur afatin”, tha një burim i afërt me procesin e ndërmjetësimit.
“Megjithatë, të dyja palët po shkëmbejnë mesazhe për të vendosur për periudhën e zgjatjes”, shtoi burimi.
SHBA-ja dhe Irani ranë dakord për armëpushim të ndërmjetësuar nga Pakistani në prill dhe më vonë nënshkruan memorandum mirëkuptimi më 17 qershor, duke nisur negociatat drejt marrëveshjes përfundimtare. Megjithatë, bisedimet më vonë ngecën për shkak të mosmarrëveshjeve mbi garancitë e sigurisë dhe lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më strategjike në botë për furnizimin dhe tregtinë globale të energjisë.
Midis 8 dhe 24 korrikut, SHBA-ja dhe Irani shkëmbyen sulme ushtarake, ku Washingtonin nisi sulme ndaj objektivave brenda Iranit ndërsa Teherani iu përgjigj duke goditur ato që i përshkroi si objekte dhe pajisje ushtarake amerikane në disa vende arabe, përfshirë Jordaninë, Bahreinin dhe Kuvajtin.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme të reja, një ditë para negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona
Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës