Prishtinë, 11 gusht 2026 20:45
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, Joni K. Ernst.
Senatorja Ernst ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati dhe Agjutantin e përgjithshëm të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn.
Gjatë takimit, sipas njoftimit, Gjenerallejtënant Jashari e ka falënderuar senatoren Ernst për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe FSK-së.
“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, u shkëmbyen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe sfidat e përbashkëta.”, thuhet në njoftim.
Në fund të takimit, sipas njoftimit, Jashari shprehu mirënjohjen për senatoren Ernst për vizitën dhe për kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit dhe marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt