Prishtinë, 11 gusht 2026 14:34
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë sot se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhjes së lumit Ibër nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Annita Hipper në një përgjigje për gazetarë në një konferencë për media theksoi se deklarata e bërë nga zyrtarë të Serbisë nuk i kontribuon normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“…Do të nisi me çështjen kryesore, ajo është deklarata e bërë, përfshirë ajo për ndryshimin e rrjedhës së lumit. Këto veprime nuk mbështesin qëllimin për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të bëhet vetëm përmes dialogut. Po ashtu rikujtojmë se progresi në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për avancim në rrugëtimin evropian”, është përgjigjur Anita Hipper.
Rama i përgjigjet Vuçiqit për lumin Ibër: Kosova është republikë sovrane, burimet natyrore që ndodhen në të nuk janë burime të Serbisë
Tutje, në pyetjen shtesë të gazetarit, lidhur me ndërlidhjen e këtij rasti me atë Shqipëri, ku është thënë se projekti në Zvërnec, nëse vazhdon mund të ketë pasoja për integrimin evropian, u përgjigj zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ariana Podesta.
Ajo se nuk duan të spekulojnë rreth ndikimit në procesin e zgjerimit, por tha se situatat janë të ndryshme.
“Në përgjithësi, ne nuk spekulojmë për procesin e anëtarësimit. Kjo nuk do të thotë se, vetëm pse themi diçka në një rast, duhet ta themi gjithmonë. Situatat janë të ndryshme”, tha Podesta.

Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt