Prishtinë, 11 gusht 2026 14:09
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim senatoren amerikane Joni Ernst, ndërkaq në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, e dekori me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike.
“Sot prita në takim senatoren amerikane Joni Ernst, një mike të dëshmuar të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me senatoren Ernst diskutova për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për çështjet e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, e dekorova senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e çmuar në fuqizimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.
Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike”, shkruan Haxhiu.

Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës