Prishtinë, 10 gusht 2026 21:30
Inspektorati i Punës ndalon përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan, pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.
Gjatë inspektimit në terren, zyrtarët e Inspektoratit kanë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Si pasojë e këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në objekt, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
Sipas njoftimit, inspektorati mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe në garantimin e respektimit të standardeve të sigurisë në vendet e punës.
Inspektorati u ka bërë apel punëdhënësve që t’i respektojnë në mënyrë të plotë masat dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Shumë përfaqësues serb nga veriu janë thirrur si të pandehur për shkak të barrikadave gjatë vitit 2021
Nesër mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës
Ambasada Amerikane nderon Afrim Bunjakun: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbajnë përgjegjësi
Vendoset në Banjskë gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku
Krerët e shtetit nderojnë heroin Afrim Bunjaku në trevjetorin e rënies
Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, Kosova e përkujton heroin e Policisë
Fillim i suksesshëm i Kosovës në Ligën B
Shqipëria për Banjskën: Nuk mund të ketë paqe dhe normalizim pa përgjegjësi