Prishtinë, 7 gusht 2026 12:53
Turizmi në Kosovë ka vazhduar trendin pozitiv edhe gjatë muajit qershor 2026, me rritje të numrit të vizitorëve në hotele krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë qershorit të këtij viti në hotelet e vendit janë regjistruar gjithsej 70.234 vizitorë, prej të cilëve 28.638 ishin vendorë, ndërsa 41.596 vizitorë të huaj.
Krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 63.502 vizitorë, numri i përgjithshëm është rritur për 10,6 për qind, duke reflektuar interesim në rritje për Kosovën si destinacion turistik.
Edhe numri i net-qëndrimeve ka shënuar nivel të lartë, duke arritur në 163.739. Nga to, 85.783 net-qëndrime (52,4%) janë realizuar nga vizitorët e huaj, ndërsa 77.956 (47,6%) nga vizitorët vendorë.
Agjencia bën të ditur se edhe numri i vizitorëve të huaj është rritur me 5,2 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra, duke konfirmuar interesimin në rritje të turistëve ndërkombëtarë për Kosovën.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve