Prishtinë, 6 gusht 2026 20:38
Zyrtarë të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të FBI-së, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë, si dhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, shkruan Veritasinfo.
Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se ai ka sjellë rezultate konkrete dhe ka ndikuar në avancimin e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës në përballimin e sfidave të sigurisë.
Sipas njoftimit, u shpreh gatishmëri që partneriteti ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe FBI-së të vazhdojë të forcohet përmes koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale, me synim rritjen e sigurisë dhe zbatimin efektiv të ligjit.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re