Prishtinë, 7 gusht 2026 8:15
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim dy zyrtarë të FBI-së, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Në komunikatën për media thuhet se gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe FBI-së, me theks të veçantë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë, si dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Po ashtu, u vlerësua niveli i deritanishëm i bashkëpunimit, i cili është cilësuar si shumë i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë”.
“Në përfundim të takimit, palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, përmes koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale”, thuhet në njoftim.

Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash