Prishtinë, 6 gusht 2026 11:24
Komunat e udhëhequra nga Lista Serbe vazhdojnë të shfaqin nivelin më të ulët të transparencës buxhetore në Kosovë, sipas Indeksit të Transparencës Buxhetore të Institutit GAP.
Të dhënat tregojnë se gjashtë komuna me shumicë serbe, Zubin Potoku, Leposaviqi, Shtërpca, Parteshi, Kllokoti dhe Zveçani, janë renditur në fund të listës me 0 pikë, duke mos përmbushur kriteret e matjes së transparencës buxhetore.
Ndërkohë, edhe komunat e tjera që udhëhiqen nga Lista Serbe nuk kanë shënuar rezultate të kënaqshme. Ranillugu ka marrë vetëm 35 pikë, duke u renditur ndër komunat me performancën më të dobët, ndërsa Graçanica ka grumbulluar 48 pikë, rezultat që e vendos në gjysmën e poshtme të tabelës.
Në anën tjetër të renditjes, një numër i konsiderueshëm komunash kanë arritur rezultatin maksimal prej 100 pikësh, përfshirë Deçanin, Mitrovicën, Vushtrrinë, Shtimen, Prizrenin, Podujevën, Rahovecin, Obiliqin, Ferizajn dhe Kaçanikun.
Rezultatet pasqyrojnë një dallim të madh në nivelin e publikimit të dokumenteve buxhetore dhe informimit të qytetarëve mbi menaxhimin e financave publike, me komunat e drejtuara nga Lista Serbe që dominojnë fundin e renditjes.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro