Prishtinë, 7 gusht 2026 8:28
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se po vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, në kuadër të përpjekjeve për kthimin e tyre në shfrytëzim të qytetarëve.
Sipas njoftimit, Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar një aksion në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku janë larguar uzurpimet e hapësirave publike që, sipas komunës, kanë ekzistuar prej vitesh.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të lirimit të hapësirave të tjera publike në qytet.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të uzurpimit të hapësirave publike pranë Drejtorisë së Inspekcionit, në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe