Podujevë, 5 gusht 2026 13:53
Komuna e Podujevës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të situatës së rënduar me grumbullimin e mbeturinave, pas problemeve të vazhdueshme në ofrimin e këtij shërbimi nga operatorët përgjegjës. Vendimi do të jetë në fuqi nga 5 gushti deri më 5 nëntor 2026.
Vendimi u mor nga Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se prej muajsh qyteti dhe fshatrat e Podujevës po përballen me vështirësi serioze në menaxhimin e mbeturinave.
Sipas Bulliqit, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, për shkak të pamundësisë për të kryer shërbimet në të gjithë territorin, më herët kishte hequr dorë nga mbulimi i zonave rurale, përgjegjësi që iu transferua kompanisë private “Natyra”. Megjithatë, ai tha se tashmë probleme janë shfaqur edhe në qytet, ku shërbimi ofrohet me kapacitete të kufizuara ose ndërpritet tërësisht në ditë të caktuara, shkruan Veritasinfo.
Kryetari theksoi se vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente është mbështetur në raportet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Inspeksionit dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të cilat kanë konstatuar rrezikun që paraqet situata për shëndetin publik, veçanërisht gjatë sezonit kur numri i banorëve është rritur për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.
Bulliqi deklaroi se komuna e ka mbështetur vazhdimisht KRM “Pastrimi” me subvencione për të lehtësuar funksionimin e saj, por, sipas tij, problemet vazhdojnë për shkak të keqmenaxhimit të ndërmarrjes.
Me vendimin e miratuar njëzëri nga Shtabi Emergjent, Drejtoria e Shërbimeve Publike është obliguar të hartojë dhe zbatojë një plan operacional emergjent, si dhe të nisë procedurat e përshpejtuara të prokurimit për marrjen me qira të tre kamionëve dhe tre vozitësve që do të angazhohen në grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në kuadër të KRM “Pastrimi”.
Po ashtu, Drejtoria e Inspeksionit do të intensifikojë kontrollet për parandalimin e deponive ilegale dhe do të ndërmarrë masa ndaj shkelësve, ndërsa Drejtoria për Buxhet dhe Financa është obliguar të sigurojë fondet e nevojshme për zbatimin e masave emergjente.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale