Leposaviq, 28 korrik 2026 09:35
Një tabelë me mbishkrimin “Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, së bashku me flamurin e Republikës së Kosovës, është vendosur në objektin e të ashtuquajturës Ndërmarrje Publike Komunale “24 Nëntori” në Leposaviq, një insitucion paralel, që tashmë përveç mbylljes së tij, institucionet e Republikës së Kosovës po shtrijnë autoritetin dhe juridiksionin edhe në veri të vendit.
Drejtori i të ashtuquajturës kompani e shërbimeve publike “24 Nëntori”, Dragan Baraq, deklaroi se tabela dhe flamuri i Kosovës janë vendosur dje rreth orës 15:00.
Ai bëri të ditur se aktivitetet e furnizimit me ujë do të kalojnë nën juridiksionin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”
“Për momentin, ende nuk është përcaktuar saktësisht se si do të organizohet gjithçka”, tha Baraq.
Ky zhvillim është pjesë e procesit të shtrirjes së institucioneve të Republikës së Kosovës në veri të vendit, duke zgjeruar ofrimin e shërbimeve publike dhe duke i afruar ato më pranë qytetarëve.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit