Apple Pay tashmë funksional në Kosovë – Presidenca: Një hap i rëndësishëm drejt sovranitetit digjital
31 korrik 2025
Shërbimi ndërkombëtar i pagesave Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë, dhe Presidenca e Republikës e ka cilësuar këtë si një lajm me rëndësi të madhe për vendin.
Sipas një njoftimi zyrtar, më 8 maj të këtij viti, shefja e kabinetit të Presidentes, Learta Hollaj, zhvilloi një takim online me selinë qendrore të kompanisë Apple, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Ambasadën e SHBA-së, me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Qëllimi i takimit ishte të adresonte sfidat që Kosova ka pasur në qasjen ndaj shërbimeve të Apple, duke theksuar ndikimin e tyre në zhvillimin e sektorit privat dhe në forcimin e sovranitetit digjital të vendit.
“Me aktivizimin e Apple Pay, Kosova po hedh hapa konkretë drejt integrimit të plotë në ekosistemin digjital global”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Po ashtu, theksohet se për më shumë se një vit, është punuar ngushtë me partnerët amerikanë për të mundësuar këtë arritje dhe për të avancuar pozicionin digjital të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante