Prishtinë, 31 korrik 2025
Prishtinë – 15 vjet burg për Millosh Pleskoviqin për krime lufte në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin dhe e ka dënuar me 15 vjet burg për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Rrahman Beqiri, Pleskoviq, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur, më 1 shtator 1998 në Prizren kishte vrarë tre civilë shqiptarë – R.D., B.D., dhe F.B. – dhe kishte plagosur disa të tjerë.
Gjykata konstatoi se viktimat, bashkë me disa të tjerë, po përpiqeshin të strehoheshin në mal, kur u ndalën nga grupi i armatosur serb. Ata u fyer dhe më pas u qëlluan me armë automatike. Pleskoviqi ishte identifikuar nga dëshmitarët si pjesëtar aktiv i këtij grupi dhe si personi që hapi zjarr me armë të tipit “Kallashnikov”.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, trupat e viktimave u gjetën pas një jave – të masakruar, me shenja dhune çnjerëzore. Njëri kishte këmbën e prerë, ndërsa tjetri ishte pa kokë.
Gjykata urdhëroi që dënimi me burg të ekzekutohet brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Po ashtu, Pleskoviq do të mbetet në paraburgim deri në këtë fazë, por jo më gjatë se periudha e dënimit. Ai është obliguar të paguajë 200 euro paushall gjyqësor dhe 100 euro taksë për kompensim të viktimave të krimit.
Palët e dëmtuara janë udhëzuar të ndjekin kompensimin përmes kontestit civil.

Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën