Prishtinë, 30 korrik 2026 9:48
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat – Malishevë (R110), një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët, transmeton Veritasinfo.
Sipas ministrit, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave të kësaj rruge, ndërsa vlera e investimit arrin në rreth 1.85 milionë euro.
Basha ka theksuar se ky investim është pjesë e angazhimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për modernizimin e rrjetit rrugor në Komunën e Malishevës.
“Ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët”, ka shkruar ai.
Punimet në rrugën Arllat – Malishevë pritet të përmirësojnë sigurinë në komunikacion dhe të lehtësojnë lidhjen rrugore për banorët dhe bizneset e zonës.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia