Prishtinë, 29 korrik 2026 18:54
Drejtori i Institutit Kosovar për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, u bëri thirrje qytetarëve, familjarëve dhe të gjithë atyre që posedojnë informacione për viktimat e luftës t’i kontribuojnë plotësimit të listës preliminare, duke dorëzuar të dhënat përmes platformës së dedikuar të Institutit.
Hetemi bëri të ditur se raporti i publikuar përfshin vetëm tri kategori të viktimave: personat e vrarë, personat e zhdukur me dhunë dhe personat që kanë vdekur si pasojë e luftës.
Sipas tij, përfshirja vetëm e këtyre tri kategorive nuk nënkupton se ato përbëjnë tërësinë e viktimave të luftës në Kosovë, pasi kategoritë e tjera do të trajtohen në faza të veçanta të procesit të dokumentimit.
Deklaratat e Hetemit u bënë gjatë publikimit të raportit të parë të Institutit, i cili prezanton listën preliminare të viktimave të luftës. Sipas raportit, lista përfshin 12.230 persona të vrarë gjatë luftës në Kosovë, krahas personave të zhdukur me dhunë dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e luftës.
Instituti ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një dokument fillestar, i cili do të përditësohet dhe plotësohet vazhdimisht me të dhëna të reja që do të sigurohen gjatë procesit të dokumentimit.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia