Vushtrri, 28 korrik 2026 11:20
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një kontroll në një shtëpi në Vushtrri në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh gjatë importimit dhe zhdoganimit të automjeteve nga Korea Jugore.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur librezat koreane të falsifikuara të automjeteve, duke ndryshuar vitin e regjistrimit të parë nga 2015 në 2016, me qëllim që automjetet të plotësonin kushtet ligjore për import në Kosovë.
Dyshohet se dokumentet e falsifikuara janë përdorur për importimin dhe zhdoganimin e pesë automjeteve, të cilat tashmë janë sekuestruar.
Rasti po hetohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me Doganën dhe Policinë, do të vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante