Prishtinë, 28 korrik 2026 10:29
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sinjali raporton se të dyshuarit janë: Momir Jakshiq (80 vjeç) dhe Miljko Bishevac (65 vjeç).
Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, rasti lidhet me ngjarjen tragjike të 19 prillit 1999, kur një grup civilësh shqiptarë të paarmatosur, që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi, u ndaluan në vendin e quajtur Kalludra e Vogël, në Komunën e Zubin-Potokut.
Sipas dyshimeve, civilët fillimisht u plaçkitën, duke iu marrë paratë dhe sendet me vlerë, e më pas 23 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa trupat u varrosën në një lokacion pranë lumit në Kalludër të Vogël.

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë