Prishtinë, 27 korrik 2026 09:54
Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, kanë shkaktuar përmbytje në disa komuna, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Në Rahovec, sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë lokale, ndërsa në disa raste uji ka depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjete që lëvizin me vështirësi nëpër rrugët e mbuluara nga uji.
Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale.
Ndërkohë, situatë e ngjashme është raportuar edhe në rrugën Ferizaj–Shkup, ku vërshimet kanë bllokuar kamionë dhe automjete të tjera.
Sipas pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale, kamionët dhe automjete të tjera kanë ngecur në rrugë si pasojë e vërshimeve gjatë natës.
Në qytetin e Ferizajt, nënkalimi kryesor është përmbytur si pasojë e akumulimit të shpejtë të ujit, duke u bërë pothuajse i pakalueshëm për automjetet e vogla.
Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë nivelin e lartë të ujit brenda nënkalimit, ku drejtuesit e mjeteve detyrohen të lëvizin me shumë kujdes për të shmangur bllokimin ose dëmtimin e automjeteve.
Mdërsa moti i ligë ka prekur edhe komuna të tjera të vendit.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante