- Prishtinë 27 korrik 2026 11:09
Të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin “Ibër-Lepenc” në Zubin-Potok, Dragisha Viçentijeviq, Jovan Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë sjell të hënën në Gjykatën Themelore në Prishrinë nën masa të rrepta sigurie
Prokuroria Speciale pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan Viçentijeviq e Dragisha Viçentijeviq, dhe Igor Dimoviq për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.
Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin-Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër-Lepenc”, të pandehurit Viçentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit trinitrotoluen “TNT”) në brendësi të kanalit.
Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.
Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”.
Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, së bashku edhe me të akuzuarin tjetër Igor Dimoviq. Ndërsa, i pandehuri Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, koloneli ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që ato t’i përdorte gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Lubica Trifoviq: Shteti serb na vrau fëmijët tanë në Pejë!
Vërshimet përfshijnë Rahovecin e Ferizajn, rrugët mbulohen nga uji
Turistë nga Belgjika e Gjermania: Kosova është perlë e fshehur e Ballkanit
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
Posta e Kosovës përkujton Adem Demaçin me pullë postare
Ministria e Infrastrukturës: Po vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e autoudhës