Prishtinë, 23 korrik 2026 14:41
Ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Në fjalën hyrëse, prokurori Ismet Rrahmani tha se provat materiale dhe video-incizimet e kamerave të sigurisë dëshmojnë se vrasja ishte e planifikuar dhe se të akuzuarit kanë ndihmuar autorin e dyshuar para, gjatë dhe pas kryerjes së krimit.
Sipas Rrahmanit, rreshteri Muhamet Lika më 1 prill 2025 rreth orës 22:54, pas përfundimit të orarit të punës u nis drejt banesës së tij, por nuk arriti kurrë në destinacion.
“Arsyeja ishte se u privua nga jeta me armë zjarri nga i mituri Rejhan Bela”, deklaroi prokurori Rrahmani.
Prokurori potencoi se sipas kamerave të sigurisë, Rejhan Bela është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes, ndërsa pesë të pandehurit e tjerë kanë vepruar në bashkëkryerje duke i ofruar ndihmë para, gjatë dhe pas ekzekutimit të krimit.
Pas leximit të aktakuzës, gjashtë të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm.
Në seancë u deklarua edhe Violeta Mulaku-Lika, bashkëshortja e policit të ndjerë, e cila tha se i mbështet plotësisht pretendimet e Prokurorisë dhe kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin