Prishtinë, 23 korrik 2026 17:22
Gati katër vjet pas largimit kolektiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb nga institucionet e drejtësisë në veri të Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës po përgatit konkurs për rekrutimin e prokurorëve të rinj nga komuniteti serb. Kjo u bë e mundur pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dekretoi lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Në konkurs do të mund të aplikojnë edhe ish-prokurorët, megjithëse kërkesa e tyre për të tërhequr dorëheqjet u refuzua. Vendimi ka nxitur reagime nga Bashkimi Evropian, i cili vlerësoi se ai mund të pengojë riintegrimin e juristëve serbë, ndërsa Ambasada amerikane rikujtoi rëndësinë e përfaqësimit të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Njohësit e drejtësisë kanë qëndrime të ndryshme: Vullnet Bugaqku e konsideron vendimin të ligjshëm, por të vonuar, ndërsa Miodrag Milliqeviq vlerëson se ai mund të rrisë mosbesimin e serbëve ndaj institucioneve. Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk ka vendosur për kërkesat e gjyqtarëve serbë që kanë kërkuar rikthimin në detyrë.
Integrimi i juristëve serbë buron nga Kushtetuta e Kosovës dhe Marrëveshja e Brukselit, ndërsa sfida kryesore mbetet nëse do të ketë mjaftueshëm kandidatë të gatshëm të aplikojnë për të ruajtur karakterin multietnik të sistemit të drejtësisë.

Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon