Prishtinë, 23 korrik 2026 07:21
Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Radomir Deliq, u deklarua i pafajshëm për akuzën se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Florije Salihu-Shamolli.
“Nuk ndjehem fajtor”, deklaroi Deliq.
Pas deklarimit të të akuzuarit, kryetarja e trupit gjykues Donikë Shala-Abdyli njoftoi atë dhe avokatët e tij: Millosh Deleviq dhe Lubomir Pantoviq, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të kundërshtojnë provat dhe të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 6 korrik 2026 ngriti aktakuzë ndaj Radomir Deliq, të cilin e ngarkon se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it serb, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., i cili nuk iu mbijetoi plagëve të marra. Po ashtu, ngarkohet se mori pjesë më vrasjen e 71 civilëve.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Deliq, gjatë periudhës se luftës në Kosovë, përkatësisht më 22 maj 1999, në orët e paraditës në qytetin e Vushtrrisë, i veshur me uniformë policore serbe duke vepruar si zyrtar i MUP-it serb, së bashku me forcat policore ushtarake e paraushtarake të Serbisë, me dashje dhe planifikim paraprak dhe role të ndara paraprakisht, në bashkëkrverje edhe me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, kanë kryer veprime të kundërligjshme kundër popullatës civile të paarmatosur dhe të papërfshirë në luftë.
Në aktakuzë thuhet se këto veprime përfshijnë: vrasje, trajtim çnjerëzor, torturim, frikësim, shkatërrim të pasurisë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare, ku së pari popullatën civile shqiptare i kanë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe i kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së R.Gj., dhe pastaj ka shtënë me armë zjarri të tipit AK-47 disa herë rafal në dreitim viktimës Sh.D., i cili nga plagët e lagët marra ka vdekur në vend.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Deliq në datën e njëjtë rreth orës 12:00 në shtëpinë e Kahriman Pasomës, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë të paarmatosur dhe të papërfshirë në luftë, dhe atë: A.B., A.D., A.Sh., A.Z., A.U., A.U., A.M., A.P., A.M., A.S., A.B., B.S., B.I., B.M., B.D., B.K., B.Sh., B.K., B.Sh., B.B., D.M., D.M., E.F., F.M., F.K., F.Sh., F.M., F.K., H.Sh., H.K., H.D., H.H., H.M., H.H., I.I., I.M., B.Z., I.H., I.Zh., I.M., J.V., K.T., L.B., M.G., M.F., M.K., M.B., M.T., M.M., N.B., N.Z., N.M., N.Z., N.M., R.B., R.M., R.Sh., R.Sh., R.Sh., Rr.F., S.M., S.U., S.T., Sh.M., Sh.M., Sh.F., Sh.D., Sh.M., Xh.Sh., Z.K., dhe Z.Z., të cilët me dhunë i kanë vendos në oborrin e shtëpisë së Kahriman Pasomës dhe i kanë ekzekutuar. Ndërsa, pas vrasjeve, trupat e këtyre viktimave shqiptare u larguan nga vendi i krimit me kamion dhe u dërguan në bazën e Njësisë Speciale në Beograd.
Me këtë, Radomir Deliq po akuzohet se ka kryer veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal te RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin