Prishtinë, 23 korrik 2026 07:45
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të fundit për statistikat e mirëqenies sociale, të cilat tregojnë se numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale ka shënuar rënie graduale gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të ASK-së, në muajin janar nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar gjithsej 16.110 familje, ndërsa në qershor ky numër ka rënë në 15.090 familje, ose 1.020 familje më pak.
Pjesa më e madhe e përfituesve vazhdojnë të jenë familjet e kategorisë së parë. Në qershor, nga kjo kategori kanë përfituar 11.488 familje, krahasuar me 12.189 familje në janar. Ndërkohë, në kategorinë e dytë numri i familjeve përfituese ka rënë nga 3.921 në janar në 3.602 në qershor.
Sipas muajve, numri i përgjithshëm i familjeve përfituese ishte:
Janar – 16.110
Shkurt – 15.872
Mars – 15.595
Prill – 15.414
Maj – 15.263
Qershor – 15.090.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi