Prishtinë, 23 korrik 2026 07:13
Në 6 muajt e parë të këtij viti, 46 persona kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës. Por, numri i aksidenteve në trafik, sipas Policisë së Kosovës, ra dukshëm këtë vit, krahasuar me përudhen e njëjtë të vitit të kaluar, ku në gjashtë muajt e parë u shënuan mbi 500 aksidente më pak.
Po ktheheshin nga aeroporti i Tiranës në vendlindje. Por rruga e familjes Raka, u ndal papritur të martën në Komoran të Drenasit. Këtu pas një vetaksidenti, e bija e tyre 24-vjeçare humbi jetën tragjikisht.
Por, ky nuk ishte aksidenti i vetëm me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë.
Të njëjtin fat e pati edhe një 52-vjeçar në Suharekë, i cili humbi jetën në një aksident.
Ndërsa rast akoma më i rëndë, u shënua të hënën në Istog, ku pas përplasjes mes dy veturave humbën jetën gjyshi dhe mbesa e mitur.
E Policisë së Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, u shënuan 45 aksidente me fatalitet, me 46 persona të vdekur.
Kurse në përudhen e njëjtë të vitit të kaluar, kishte 45 të vdekur me pesë aksidente më pak.
:Numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rënie për -4.77%, numri i gjobave është rritur për 5.82%. Policia, për të parandaluar aksidentet në trafik, në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bënë fushata dhe si masë parandaluese/ndëshkuese gjobitë shkelësit në trafik. Po ashtu, në vazhdimësi apelojmë tek pjesëmarrësit në trafik, në veçanti ndaj ngasësve të automjeteve, që: të respektojnë rregullat në trafik dhe të përqendrohen në ngasje të automjetit”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Por, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, thotë se vendi nuk ka një strategji për sigurinë rrugore.
“Ne nuk kemi baza ligjore për strategji. Pastaj nuk kemi institute për hulumtimin, flas për njerëz profesionist për hulumtimin e shkaktarëve të aksidenteve ose faktorëve. Pastaj nuk kemi agjencion për sigurinë rrugore i cili agjencion duhet të pranoi rekomandime prej instituteve në mënyrë që t’i parandalojmë aksidentet e tjera në të njëjtin vend”, vlerëson Dedaj.
Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, u shënuan mbi 500 aksidente më pak sesa në përudhen e njëjtë të vitit 2025.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi