Prishtinë 15 korrik 2026 8:41
Drejtori i Institutit OCTOPUS, Arben Fetoshi, ka komentuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova deklaratën e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte Slobodan Millosheviqi, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.
Fetoshi tha se deklarata të tilla pasqyrojnë rrezikun konstant të Kosovës nga Serbia, duke thënë se shteti këtyre deklaratave duhet t’i përgjigjet me reagim strategjik.
“Mendoj që kemi të bëjmë me një rrezik konstant që duhet t’i përgjigjemi me reagim strategjik, kështu siç e pamë nga BE në veçanti, nga SHBA do ishte e rëndësishme, NATO do ishte e rëndësishme që t’i përgjigjet kësaj retorike që të mos lejohet një normalizim”, tha ai.

Ish-ushtaraku që ishte i mobilizuar gjatë luftës në Kosovë, kandidat për president të Serbisë
Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë
Kuçi: Ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk nënkupton ndryshim të kursit gjeopolitik, Kosova po përafrohet me BE-në
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndalohen tre persona
Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Derbi dhe përballje interesante në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës