Prishtinë 14 korrik 2026 8:12
Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila ka deklaruar se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.
Hoti, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se deklarata të tilla përbëjnë kërcënim dhe tregojnë, sipas tij, se Serbia ende nuk është shkëputur nga ideologjia e regjimit të Millosheviqit.
Ai ka theksuar se përgjigjja e Kosovës ndaj politikave të viteve të luftës ishte rezistenca e popullit, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtar.
“Babai yt ideologjik, Millosheviqi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë. Përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike dihet. Kosova mbeti e lirë. Millosheviqi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe. Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, çdo thirrje për spastrim etnik përbën një rikthim të retorikës së kaluar dhe një kujtesë të pasojave të luftërave dhe krimeve të viteve ’90.
“Kushdo që sot bën thirrje për spastrim etnik nuk është vetëm kërcënim për Kosovën. Ai është dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit dhe nga politika kriminale që solli luftëra, masakra dhe turp historik”, ka përfunduar ai.

Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në Serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin
Vuçiq dhe Radoiçiq në të njëjtën skenë politike, fotografia e lidhjeve mes pushtetit dhe krimit
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës