Prishtinë, 12 korrik 2026 18:23
FIFA ka konfirmuar se do të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës 2030 në 64 kombëtare. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se çështja do të analizohet nga komitetet përkatëse pas përfundimit të Botërorit 2026. Sipas raportimit të The Athletic, propozimi mbështetet nga disa drejtues të futbollit në Amerikën e Jugut, ndërsa has kundërshtime të forta në Evropë.
Infantino argumenton se një format me 64 skuadra do t’u japë më shumë vendeve mundësinë të ëndërrojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe do të ndihmojë zhvillimin e futbollit global. Ai shtoi se zgjerimi në 48 kombëtare për Botërorin 2026 ka qenë, sipas tij, një sukses i plotë.
Nga ana tjetër, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka cilësuar idenë si të gabuar, duke paralajmëruar se një zgjerim i mëtejshëm mund të dëmtojë cilësinë e turneut dhe kualifikimet evropiane. Edhe presidenti i CONCACAF-it, Victor Montagliani, është shprehur kundër këtij propozimi. Në mbështetje të zgjerimit është presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Domínguez.
Nëse miratohet, Botërori 2030 do të zhvillohej me një format historik. Turneu do të organizohet kryesisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshje hapëse do të zhvillohen edhe në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai, në kuadër të 100-vjetorit të Kupës së Botës. Vendimi përfundimtar pritet pas Botërorit 2026.

4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit