Prishtinë, 11 korrik 2026 11:12
Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës është kthyer mbrapsht në pikën doganore të Vranjës, sipas një deklarate të publikuar nga Zyra për Shqiptarët në Serbi.
Sipas deklaratës, ndihmat ishin organizuar me mbështetjen e donatorëve nga Suedia dhe me përkrahjen e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Organizatorët pretendojnë se i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ishte në rregull, por autoritetet doganore kërkuan dokumente shtesë, përfshirë një memorandum bashkëpunimi, që sipas tyre nuk parashihet me legjislacion.
Në reagim thuhet se, pavarësisht përpjekjeve për ta zgjidhur situatën përmes nënshkrimit të dokumenteve shtesë dhe ridrejtimit të ndihmave drejt Kosovës, autoritetet vazhduan të vendosnin pengesa të reja administrative.
Zyra për Shqiptarët në Serbi, duke iu referuar edhe qëndrimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pretendon se bllokimi i ndihmave nuk lidhet me mungesën e dokumentacionit, por me faktin se ato ishin të destinuara për komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Sipas deklaratës, ky veprim përbën një pengesë për shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe ka shkaktuar reagime nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici