Prishtinë, 8 korrik 2026 17:59
Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale ka reaguar pas dëmtimit të objektit përcjellës të Kompleksit Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan të Podujevës, duke njoftuar se ka kërkuar nisjen e hetimeve nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, pas pranimit të raportit për dëmtimet, drejtori ekzekutiv i agjencisë ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe në Stacionin Policor në Podujevë.
Agjencia ka theksuar se kërkesa është bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi.
Agjencia ka rikujtuar se ka nën menaxhim Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në bazë të një kontrate publike kornizë, e cila është në fuqi nga 28 gushti 2025 deri më 28 gusht 2028.
Po ashtu, Agjencia ka njoftuar se është duke zbatuar projektin për ndërhyrje emergjente në këtë kompleks memorial, me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e gjendjes së tij.
Sipas kësaj agjencie, në bashkëpunim me institucionet kompetente do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative.
Agjencia ka bërë të ditur se opinioni publik do të informohet për zhvillimet e mëtejshme pasi të pranohet raporti zyrtar nga organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse.

Kurti: Absurde që ura mbi Ibër të jetë e mbyllur, po koordinohemi me KFOR-in
KEK-u paralajmëron Task-Forcë për sigurinë në punë pas vdekjeve të punëtorëve
Aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, spiunuan për situatën në veri
Elshani: Situata në veri stabile por edhe delikate
KEK rikthen në operim njësinë A4
Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së
Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”
Liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë