Prishtinë, 8 korrik 2026 14:20
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka paralajmëruar se gjatë vitit të ardhshëm do të realizojë investime të reja infrastrukturore në veri të Kosovës, me fokus rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës nacionale Mitrovicë–Jarinjë (N22.3), si dhe shqyrtimin e mundësisë për ndërtimin e një ure të re në Leshak, përcjell VeritasInfo.
Këto plane u bënë të ditura gjatë vizitës së ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, në veri të vendit, ku ai inspektoi nga afër gjendjen e rrugës Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut.
Sipas Ministrisë, aksi rrugor Mitrovicë–Jarinjë, i cili së fundmi i është nënshtruar punimeve të sanimit, ka rëndësi të veçantë për qarkullimin e qytetarëve dhe sigurinë në komunikacion. Për këtë arsye, gjatë vitit të ardhshëm planifikohet rehabilitimi dhe zgjerimi i segmentit në pjesët ku kushtet teknike e mundësojnë.
Gjatë vizitës u inspektua edhe Ura e Leshakut, e cila ka pësuar dëmtime të konsiderueshme nga vërshimet. Ministria njoftoi se, në bashkëpunim me projektuesit, do të shqyrtojë mundësinë e ndërtimit të një ure të re për të siguruar një lidhje më të qëndrueshme dhe më të sigurt për banorët e zonës.
Ministri Basha vizitoi gjithashtu pikën kufitare në Jarinjë, ku falënderoi zyrtarët kufitarë për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, investimet infrastrukturore do të vazhdojnë në të gjitha rajonet e Kosovës, me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara